Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës është bërë kuturu nga ZRRE-ja dhe pa shifra të sigurta.
Gjukaj në “Interaktiv” ka thënë se ZRRE-ja ka përvojë në çmimet e rrymës, por sipas tij, shpesh nuk është pajtuar me disa vendime që ka marrë ky institucion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rritja është kuturu, pa shifra të sigurta, ZRRE-ja e ka një përvojë, edhe pse shpesh nuk pajtohem me disa vendime që janë marrë. Ata do të shohin matricën e të hyrave dhe do të kenë vendim meritor”, ka thënë Gjukaj.
Drejtori i KEK-ut beson se ZRRE-ja për këtë rritje të çmimit të rrymës nuk ka marrë urdhra nga jashtë, pasi kjo do të dëmtonte edhe më shumë qytetarët e Kosovës.
“ZRRE-ja të mos merr urdhra nga jashtë, sepse parimi i saj është mirëmbajtja e sektorit dhe mbrojtja e konsumatorit. Nëse marrin urdhra nga jashtë, do të ketë dëme më të mëdha”, ka thënë Gjukaj.