Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë të jetë “i nderuar” që e ka besimin e presidentit Hashim Thaçi. Kur të mërkurën i ka shkuar në Zyrë kreut të shtetit, ka thënë edhe ta ketë “nderin” për t’ia prezantuar atij raportin për punën që Qeveria të cilën e drejton e ka bërë në 100 ditët e para të mandatit, shkruan sot Koha Ditore.
Gati dy vjet më parë kur Thaçi u ngjit në majë të pushtetit, Haradinaj, që atëkohë ishte në opozitë, nuk kishte thënë të ishte “i nderuar” që Kuvendi e bëri atë president. Pasi partia e tij dështoi ta pengonte procesin e votimit për shefin e shtetit, bashkë me kryetarët e dy partive të tjera në opozitë, Visar Ymerin e LVV-së dhe Fatmir Limajn e Nismës, kishte dalë në konferencë shtypi. Aty kishte “vjellë vrer” për figurën e Thaçit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot ka më shumë njerëz të mërzitur sesa të gëzuar. Hashim Thaçi përfaqëson vetëm kapjen e shtetit”, pati thënë Haradinaj. “Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që e kanë kapur shtetin e Kosovës”.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)