Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Shqipëria të kërcënuara nga sulmet kibernetike

Autoritetet më të larta të Sigurisë të Shqipërisë dhe të Kosovës janë ulur në një konferencë të përbashkët, të mërkurën, në Tiranë, për të diskutuar në lidhje me çështjet kryesore që shqetësojnë sigurinë kombëtare të të dyja vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

Konferenca dyditore me temën: “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK(Teknologjia e Informimit dhe e Komunikimit), e cila zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë Shqipëri-Kosovë, synon shkëmbimin e eksperiencave në fushën e sigurisë së informacionit, ndërsa ka në fokus mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, sigurinë dhe mbrojtjen kibernetike, etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyja vendet, sipas pjesëmarrësve, kërcënohen nga sulmet kibernetike, ndaj është parë e nevojshme të bëhen investime të zgjuara për të parandaluar të tilla sulme.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)