Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Liberalizimin nuk po e presin turistët, por të papunët

Publicisti Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se lëvizjen e lirë nuk po e presin një armatë e turistëve por e të papunëve.

“Ne kemi armatë të papunësh të cilët presin ta ketë më lehtë, të shkojnë tre muaj dhe të shohin nëse mund të gjejnë punë. Pra, një problem i cili është i brendshëm ne po përpiqemi ta eksportojmë dhe të krijojmë dhe këtë e kanë vërejtur negociatorët e BE-së. Në asnjë vend nuk është më i rëndësishëm liberalizimi i vizave sesa në Kosovë sepse në asnjë vend nuk ka armatë më të madhe të papunësh të cilët janë të gatshëm që ditën që liberalizohen vizat të nisen për Gjermani, Zvicër..”, ka thënë Surroi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është një lloj shantazhi i mirë të cilin një negociator i mirë dinë ta bëj nga pala tjetër”, shtoi tutje ai.