Në ditën kur do të duhej të vinte për të dëshmuar ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve, Prokuroria është tërhequr nga dëshmia e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raporton KTV.
Ka thënë se më kjo nuk është relevante. Dëshminë e ka dhënë deputeti Armend Zemaj dhe pasdite edhe vetë të akuzuarit. Albin Kurti ka thënë se veprimet e tyre duhet të mos shkëputen nga arsyeja dhe qëllimi, që ky gjykim është udhëhequr vetëm me syrin te gazi e jo me mendje e zemër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rreth 3 orë, shumë gazetarë u detyruan të presin kështu në hollin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Trupi gjykues ndaloi pjesëmarrjen e mediave në gjykimin ndaj deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi e Faton Topalli.
Arsyetimi, i cili gazetarëve iu kumtua në hyrje të ndërtesës nga policia, u tha se është bërë për shkak se salla është e vogël dhe nuk ka hapësirë.
Në këtë seancë do të duhej të vinte për të dëshmuar kryetari i Kuvendit.
Aty u panë vetëm stafi i tij e asnjëherë Kadri Veseli, në orën 9, kur do të duhej të ishte në Gjykatë.
Lart, pa prani të gazetarëve e me pak publik, prokurori Valdet Gashi u tërhoq nga dëshmia e Veselit, të cilin vet e kishin propozuar.
Tha se më nuk është relevante të dëgjohet si dëshmitar kryetari i Kuvendit, i cili ka munguar në tri seanca të kaluara.
Por, në pjesën e dytë, trupi gjykues ka lejuar gazetarët në sallë, megjithatë i kufizuar pa prani të kamerave. Ka thënë se kjo është bërë për të parandaluar transmetimin direkt të seancës.
Pasdite, në pyetje janë marrë të akuzuarit për veprimet e tyre, që kanë të bëjnë më gjuajtje gazi lotsjellës në Kuvend, që Prokuroria e ka cilësuar me veprat penale: përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.
Jashtëzakonisht i lumtur është shprehur Albin Kurti me arritjen e siç ka thënë ‘parandalimit të dy marrëveshjeve që cenojnë integritetin e Kosovës’.
Para gjykatës, ai ka kërkuar që veprimet e tyre të mos shkëputen nga arsyeja dhe qëllimi.
Nuk mund të ndërpritet kronologjia e veprimeve nga tymi në sallë sepse pastaj gjithçka reduktohet në spektaklin e gazit sepse si çdo spektakël, gjithçka që është në interes e me interesim, është ajo që shihet e jo ajo çka mendohet dhe besohet. Veprimi ynë nuk është i reduktueshëm në imazhin e spektaklit televiziv. Për ta kuptuar veprimin tonë, duhet ta inkuadrosh mendjen dhe zemrën, jo vetëm syrin. Ky proces është udhëhequr vetëm me syrin te gazi, pa mendje dhe zemër. Ne jemi të bindur se me veprimet tona i kemi sjellë dobi Kosovës dhe kemi penguar dëme të mëdha.
Veprimeve të tyre në Kuvend, ka thënë se u ka dhënë legjitimitet politik peticioni i më shumë se 200 mijë qytetarëve e legjitimitet juridik, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.
Edhe tre të akuzuarit tjerë kanë thënë se kanë vepruar në përputhje me detyrat dhe betimin e tyre si deputetë, për të mbrojtur interesin e shtetit.
Ata i kanë propozuar Gjykatës 34 dëshmitarë, në mesin e tyre Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj e Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Por, Gjykata e ka refuzuar këtë, duke thënë se dëshmia e tyre nuk është relevante.
Gjykata gjithashtu ka refuzuar kërkesën e lirimit nga paraburgimi të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupit.
Seanca e radhës me fjalët përfundimtare mbahet në fund të dhjetorit.