Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvend peticionet, me anë të cilave kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne sapo dorëzuam peticionin. Qëllimi jonë ishte që ne të përmbushim numrin kuotën e duhur për të thirrur mbledhjen e Parlamentit dhe 10 mijë nënshkrime. Mirëpo edhe qytetarët janë kanë aq të zellshëm, aq punëtorë dhe aq të interesuar sa kemi mbërri mbi 15 mijë e 836 nënshkrime ne konkretisht i dorëzuam. Ne s’deshëm me prit më gjatë. Zyrtarët e Parlamentit e pranuan peticionin. Presim që do të punojnë konform asaj që kërkohet. Siç e dini Organizata e veteranëve të luftës, është për shfuqizimin e ligjit, për dhomat e specializuara”, tha ai.