E akuzuara për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj saj dhe Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, ka propozuar 34 dëshmitarë për këtë rast.
Ajo ka thënë se dëshmitarë për gazin lotsjellës duhet të jenë: Ramush Haradinaj, Pal Lekaj, Daut Haradinaj, Bali Muharremaj, Time Kadrijaj, Rrustem Berisha, Lahi Brahimaj, Teuta Haxhiu, Ali Berisha, Valdete Bajrami, Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Shukrije Bytyqi, Enver Hoti, Shpejtim Bulliqi, Martin Berishaj, Florim Isufaj, Kushtrim Istrefi, Hashim Thaçi, Skënder Hyseni, Isa Mustafa, Kadri Veseli Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Fisnik Ismaili, Besa Baftiu, Shqipe Pantina, Ismajl Kurteshi, Mytaher Haskuka, Sali Saliu dhe Driton Çaushi
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne konsiderojmë që emrat e propozuar janë faktorët kyç në procesin në të cilin po gjykohemi siç edhe e dini Haradinaj dhe Limaj kanë qenë atë kohë pjesë e opozitës dhe bashkë i kemi marrë veprimet dhe është e rëndësishme që ai në cilësi të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të dëshmojë për veprimet tona në Kuvend. Hashim Thaçi është nënshkrues i marrëveshjes dhe veprimet tona e kanë kundërshtuar atë”, ka thënë Haxhiu.
Këtë propozim e ka refuzuar gjyqtari Beqir Kalludra, i cili ka thënë se dëshmia e këtyre dëshmitarëve nuk ka asnjë relevancë në çështjen penale.
“Refuzohet kërkesa. Dëshmia e tyre nuk ka asnjë relevancë në këtë çështje penale duke u nisur nga dy këndvështrime sepse vetë të akuzuarit kanë deklaruar se veprimet i kanë ndërmarrë dhe këta dëshmitarë s'kanë çka të dëshmojnë. Dhe çështja tjetër e marrëveshjeve dhe procedurave në Kuvend, nuk janë relevante për rastin”, ka thënë gjyqtari Kalludra.