Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka deklaruar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve të përgjegjësisë sociale të korporatave.
Ministri Beqaj këtë e tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Kosovo CSR Network, për Strategjinë e parë të CSR-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu ka theksuar rëndësinë e trajtimit të aspektit social nga bizneset kosovare, për të garantuar punësim, respektim të të drejtave të punëtorëve, barabarësi, mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe mbrojtje të ambientit.
Beqaj në fjalën e tij në këtë tryezë ka garantuar mbështetje nga MIN për bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, në respektim të normave shoqërore, si dhe duke ndikuar në rritjen e punësimit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve përmes fuqizimit të sektorit privat.
Ministri me këtë rast ka përshëndetur dhe vlerësuar nismën për hartimin dhe implementimin e Strategjisë së parë të CRS-së.