Komisioni për Punë të Jashtme ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Komisionin Shtetëror për kufirin me Malin e Zi që të raportojnë në këtë komision me 26 dhjetor.
Ky komision ka shtyrë shqyrtimin e projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak se, siç thanë anëtarët e tij, kryeministri duhet të japë disa sqarime rreth pretendimeve të Komisionit të Udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi se ka pasur falsifikime të hartave nga Komisioni i paraprak i udhëhequr nga Murat Meha, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja e komisionit, Vjosa Osmani nga LDK, ka thënë se këto pretendime përbëjnë vepër penale dhe se nuk duhet të jetë në komision pa pasur sqarime.
Visar Ymeri nga VV ka thënë se është në përgjegjësi të kryeministrit Haradinaj të sqarojë pretendimet për falsifikim të hartave para komisionit.
Elmi Reçica nga PDK-ja ka thënë se tashmë është e qartë se partia e tij do ta votojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
Kundër ratifikimit të Marrëveshjes janë shprehur deputetët Zafir Berisha (Nisma) e Dukagjin Gorani (VV).
Në këtë mbledhje, e pranishme ka qenë edhe deputetja Aida Dërguti.