Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëdhënësi i Putinit tha se është diskutuar për Kosovën, por nuk ka dhënë detaje

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka dhënë detaje për bisedën e djeshme ndërmjet liderëve të Rusisë dhe Serbisë për situatën në Kosovë.

“Çështja e Kosovës me të vërtetë është diskutuar”, tha Peskov, dhe ka shtuar se “situata në Kosovë është shqyrtuar gjatë negociatave bilaterale ruso-serbe”, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto komente të sotme, Peskov i ka bërë i pyetur nga gazetarët se si ka reaguar Rusia ndaj kërkesës së Serbisë për t’u bashkuar në negociatat Serbi – Kosovë, në rast se formati i bisedimeve zgjerohet me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, raporton Interfax nga Moska.

Por, Peskov nuk ka elaboruar më tepër.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar dje në Moskë. Pas takimit, Vuçiq tha se ka kërkuar që Rusia të jetë ndërmjetëse nëse formati i bisedimeve me Kosovën zgjerohet.