Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka konfirmuar se deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Albin Kurti, e Faton Topalli janë përjashtuar nga seanca e sotme pasi kanë kërkuar sqarime se përse nuk është prezent Kadri Veseli për të dëshmuar ndaj tyre.
Me këtë rast ishte përjashtuar edhe Sali Zyba e Kurteshi për ndërhyrje, si dhe deputetët e tjerë që kanë qenë pjesë e publikut, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria sot ka hequr dorë nga dëshmia e Kadri Veselit me arsyen se dëshmia e kryetarit të Kuvendit nuk është më relevante sepse dëshmitarët tjerë tashmë i kanë qartësuar rrethanat e ngjarjes.
“Gjykatësi na ka përjashtuar Albulenën, Fatonin dhe Albinin sepse kanë kërkuar sqarime pse nuk është këtu Kadri Veseli. Këtu ka reaguar edhe Sali Zyba të cilin gjithashtu gjyqtari e ka përjashtuar dhe ka thënë se ‘në gjykatën time nuk do të lejoj që ti të jesh më i pranishëm’. Unë gjithashtu kam reaguar duke thënë se këtu kam ardhur në Gjykatën e Republikës së Kosovës e jo në gjykatë private dhe pastaj më kanë larguar edhe mua. Dhe të tjerë deputetë që kanë qenë pjesë e publiku. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli po mbahen ende lart në një sallë tjetër”, ka thënë Kurteshi.
Kurse Albulena Haxhiu thotë se i përjashtuan pasi kërkuan që prokurori të mos tërhiqet nga dëshmia e Veselit.
“Na qitën jashtë vetëm pse insistuam që prokurori mos me u tërheq nga dëshmia e Kadri Veselit”, ka thënë Haxhiu.