Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje që sot nga ora 12:00, t’u bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‎Ata ftesën e kanë bërë nëpërmjet Facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protesta do të bëhet para selisë së KEDS-it në Prishtinë.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.