Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka datë për vizitën e kryeministrit malazez në Kosovë, për Podgoricën Demarkacioni është çështje e mbyllur

Për terminin e vizitës së kryeministrit Dushko Markoviq në Kosovë nuk është arritur marrëveshja, është bërë e ditur nga qeveria e Malit të Zi dhe është thënë se çështja e demarkacionit të kufirit për Podgoricën është çështje e mbyllur.

Në pyetjen e agjencisë MINA nëse është e saktë informata e disa mediave kosovare, të cilat i kanë transmetuar edhe disa media malazeze dhe disa të tjera në rajon, se në darkën e përbashkët të kryetarëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor në Bruksel “është arritur marrëveshja” për vizitën zyrtare të Markoviqit ndërsa nga qeveria është thënë se Haradinaj e ka ftuar kryeministrin malazez për ta vizituar Kosovën dhe se të dy kabinetet do të merren vesh për terminin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri Markoviq me këtë rast i ka thënë kolegut Haradinaj se lidhur me demarkacionin e kufirit nuk ka dhe nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Malit të Zi dhe e ka ftuar Kosovën që në parlament ta miratojë marrëveshjen ashtu siç është kërkuar disa herë edhe nga adresat më të larta në Bruksel e Washington”, ka thënë për agjencinë MINA, shefi i zyrës së Qeverisë për marrëdhënie me publikun, Sërxhan Kusovac.