Në praktikë nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse për barazinë gjinore dhe se ligji për barazinë gjinore nuk ka gjetur zbatim adekuat.
Kështu u tha sot në konferencën “Përmirësimi i llogaridhënies institucionale për zbatimin e Ligjit për barazi gjinore në vendimmarrje”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, e cila ka për qëllim promovimin e iniciativës për arritjen e balancës gjinore në pozita vendimmarrëse në institucionet publike përmes përmirësimit të llogaridhënies institucionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në këtë konferencë, tha se në këtë drejtim janë hartuar tri ligje, ai për barazinë gjinore, Ligji për avokatin e popullit dhe ai Kundër diskriminimit. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim.
“Është obligim i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës të zbatojnë barazinë gjinore”, tha ai.
Ndërsa Avokati i popullit, Hilmi Jashari, tha se në praktikë nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse për barazinë gjinore dhe se ligji nuk ka gjetur zbatim adekuat.
“Nuk ekziston një sistem i të dhënave që tregon për numrin gjinor”, tha ai.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, foli për aspektin ligjor dhe kujdesin për barazinë gjinore, po ashtu edhe për pjesëmarrjen e femrave në zgjedhje.
“Përfaqësuesit e subjekteve politike u besojnë më shumë meshkujve sesa femrave, u besojnë më shumë muskujve sesa gjinisë së bukur... Nuk e kemi asnjë grua si kryetare të komunave, por kjo ka qenë dëshira e votuesve”, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Studime të Avancuara GAP, Nora Latifi-Jashari, u shpreh se grave nuk u jepet hapësirë në vendimmarrje.
“Në Kosovë vetëm 44% e grave janë të punësuara në arsim, ndërsa në ndërmarrje publike vetëm 12%”, tha ajo.
Pas konferencës u hap edhe diskutimi, ku të pranishmit adresuan problemet dhe kërkesat e tyre lidhur zbatimin e barazinë gjinore në vendimmarrje.