Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA mbështet konsolidimin e shtetit të Kosovës me 30 milionë euro

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie kanë nënshkruar sot një marrëveshje për amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.

Presidenti i Kosovës tha me këtë rast se sot është nënshkruar marrëveshja e grantit me USAID-in.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky grant është 30 milionë dollarë për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe investimet në sektorin privat.

Thaçi tha se marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së SHBA-ve që i kanë dhënë Kosovës në konsolidimin e shtetit. Ai tha se ky është mesazhi më i mirë që buron në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe mesazhit për investitorët.

Ndërsa ambasadori Greg Delawie tha se ky vit ka pasur të arritura të rëndësishme. Ai tha se Kosova ka kaluar në një proces zgjedhor e pastaj edhe kalimin te Qeveria e re, e po ashtu edhe nënshkrimi i kontratës për Termocentralin Kosova e Re.

Sipas tij këto janë rezultate të mira por duhet ende punë. Delawie tha se partneriteti për zhvillim mes Kosovës e SHBA-së janë të mira.