Sot para Zyrës së Rregullatorit për Energji-ZRRE, do mbahet një aksion simbolik për të kundërshtuar ngritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike.
Ky aksion i planifikuar të mbahet sot në ora 12:00, sipas një njoftimi për media i paraprinë protestës së paralajmëruar për ditën e nesërme, e mërkurë datë 20 Dhjetor para zyrave qendrore të KEDS-it në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qytetarët e Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike nesër do të organizojnë një aksion simbolik para zyrave të ZRRE-së. Aksioni do të ndodhë në orën 12:00 (e martë, 19 dhjetor 2017), para zyrave të ZRRE-së. Do të ketë edhe një adresim për medie nga organizatorët”, thuhet në njoftimin për media të këtij grupi të qytetarëve.
Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike kanë nxitur pakënaqësi tek qytetaret të cilët po e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Edhe për nesër është paralajmëruar një protestë me fillim nga ora 12:00, duke filluar nga KEDS - Zyra Qendrore (te Santea) për të vazhduar deri te Qeveria.