Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës shkaku i mosshpronësimeve në Hade e Shipitullë

Mosshpronësimi i tokave në Hade dhe Shipitullë, që prekin zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të eksploatimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, do të jetë shkak kryesor i rritjes së çmimit për energji elektrike të paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në mungesë të thëngjillit dhe importet me çmime të larta, sipas përfaqësuesve të ZRRE-së, do të ndikojnë direkt në tarifa, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësues të punëtorëve të KEK-ut kanë thënë se kjo situatë është bërë shkaku i tolerimeve që i kanë bërë qeveritë pasi, siç thonë, në atë zonë kanë ndërtuar shumë shtëpi edhe zyrtarët shtetërorë, të cilët nuk dihen saktësisht se të kujt janë.

Gazeta ka kërkuar një sqarim nga Qeveria Haradinaj se pse nuk ka përfunduar deri më tani procesi i shpronësimit në këtë zonë, megjithatë zyrtari për media i Qeverisë, Halil Matoshi, ka thënë se për këtë duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Megjithatë, me procesin e shpronësimit është duke u marrë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka disa ditë që nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)