Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paga mesatare në Telekomin e Kosovës 980 euro, në Postë 800 e në KEK 600

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar për pagat mesatare në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike të Kosovës.

Ai, në Puls të KTV-së, ka thënë se paga mesatare në Postën e Kosovës është 800 euro, në Telekomin e Kosovës ajo arrin në 980 euro, derisa paga mesatare në KEK është diku rreth 600 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pra pagat janë shumë të mëdha dhe e kemi Telekomin e Kosovës i cili po punon me humbje. Viti i parë është 6 milionë euro me humbje. Sa të jem në këtë mandat do të mundohem të bëjë ndryshime në këto institucione që punojnë me humbje”, ka thënë Lluka.

Lluka ka thënë se nga 16 ndërmarrje publike që i monitorojmë 11 punojnë me humbje.

Ai ka thënë se raportet për ndërmarrjet publike deri më sot nuk kanë shkuar asnjëherë në parlament.

“Për herë të parë unë e kam bërë një gjë të tillë”, ka thënë Lluka.

Lluka ka treguar edhe një rast, kur ka thënë se “ka raste kur kompania i ka fituar 20 mijë euro krejt dhe ato para i kanë nda në bonuse për Bordin dhe drejtorët”.

“Pra ka edhe këso rastesh kur keqmenaxhohet kompania”, ka thënë ai.