Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar se kjo Ministri ka rreth 9 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që janë para falimentimit.
Në Puls të KTV-së, ai ka thënë se ka shumë ndërmarrje që nëse nuk subvencionohen nuk mbijetojnë. Ka numëruar disa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërmarrja e ujësjellësit të Mitrovicës, Aeroporti i Gjakovës, Posta e Kosovës ka pas humbje të vazhdueshme e cila i ka borxh 3 milionë euro po ashtu edhe Trainkosi dhe Infrakosi janë para falimentimit”, ka thënë Lluka.
Në anën tjetër rrogat në “Trainkos” janë shumë të larta.
Lluka po ashtu ka pasur kritika edhe për Njësinë për monitorimin e ndërmarrjeve publike në Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, për të cilën ka thënë nuk është aq e ashpër sa duhet të jetë.
“Është shumë më tolerante se sa që duhet. Kritika për këtë njësi është se pse kjo njësi nuk e ka bërë të madhe problemin e ndërmarrjeve publike, pra nuk u alarmua situata më herët”, ka thënë ai.