Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar edhe njëherë në Puls të KTV-së, se ndërtimi i termocentralit të “Kosova e Re” do të marrë kohë 4 vjet deri sa të përfundojë së ndërtuari.
Në këtë fazë do të punësohen rreth 10 mijë veta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentin kur të fillojë me operim termocentrali do të punësohen në mënyrë permanente rreth 500 veta”, ka thënë Lluka.
Ministri ka treguar se “rreth 40 vjet do të jetë jetëgjatësia e këtij termocentrali”.
“20 vite e para do të jetë institucion privat. E pastaj pas 20 viteve e tërë pronësia e kompanisë do të transferohet tek institucionet shtetërore pra tek Qeveria e Kosovës”, ka thënë ministri Lluka.
Ky termocentral do të prodhojë 500 megavat energji elektrike.