Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim vrasje të Mimoza Kusari-Lilës

Mikel Qupi është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës. Ai akuzohej se kishte bërë plan ta vriste deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën dhe Prenk Radin.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot me 18 dhjetor 2017, LIROI nga të gjitha pikat e aktakuzës z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi”, ka njoftuar avokati i tij, Besnik Berisha nëpërmjet Facebook-ut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo aktakuzë ishte mbështetur tërësisht në një tregim të trilluar, nga një mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar në tërësi edhe nga Prokuroria, e cila dështoi për të provuar gjë që kishte shkruar e pretenduar”, ka shkruar avokati Berisha.