Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte mesditën e sotme në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme të opozitës.
Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEfektivi i “Shqiponjave” O.M., u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re, Arta Marku.
Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Më herët, Kuvendi votoi me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim kryeprokuroren e re të përkohshme.