Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Shqipëri vazhdon protestat pas Vitit të Ri

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

Ky është vendimi i marrë nga këto dy forca politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janari është vënë si afat për nisjen e protestave.

“Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore”, tha Basha.

Më herët, Sali Berisha propozoi djegien e mandateve si formë proteste ndaj vendimit të shumicës. Lulzim Basha nuk e përjashtoi.

“Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi ai.

Basha përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, që sipas tij, synon kapjen e kryeprokurorit për të mbyllur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës.

“Për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë”, u shpreh ai.