Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë, të sponsorizuar nga presidenti Hashim Thaçi. Të tria i kanë thënë po përmbajtjes.
Dy javë më parë, kreu i shtetit e ka proceduar në Kuvend projektligjin dhe vetëm një ditë më pas, sipas procedurës, ai është përcjellë në Qeveri për mendim, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria pastaj e ka dërguar në tri dikastere të saj: në Ministrinë për FSK-në, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Evropian.
Burime të gazetës kanë treguar se opinionet e të triave janë dorëzuar në Zyrën e kryeministrit dhe se ato do t’i përcillen Kuvendit deri më 9 prill. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.