Zyra e Prokurorit Disiplinor e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë padi më 8 shkurt të këtij viti ndaj Komisionit për Ankesa, organ ky po ashtu në kuadër të Odës.
Padia është ushtruar megjithëqë Komisioni është shkallë e dytë dhe vendimet e tij konsiderohen të prera, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo zyrë pretendon se Komisioni ka bërë shkelje kur e ka nxjerrë një vendim më datën 16 nëntor të vitit 2016 rreth ankesës së personit Z. H. të ushtruar ndaj avokatit Xh. M. (të dy emra të njohur për redaksinë).
Komisioni i Ankesave e ka obliguar avokatin që t`ia kthejë 1 mijë euro ankuesit, pasi që ka konsideruar se mjetet i janë marrë jashtëligjshëm krahas 10-përqindëshit, për të cilin janë marrë vesh me kontratë paraprakisht. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.