I dënuari i Hagës për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq për portalin serb “alo” ka përkujtuar atë që ai e ka quajtur shantazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish – kryetarin e Serbisë Sllobodan Millosheviq në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq.
“Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë bombardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMillosheviq pastaj e thirri urgjentisht takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për t’u deklaruar për kushtet. Kuvendi i miratoi për këto kushte, vetëm radikalët ishin kundër.