Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Së shpejti nis rehabilitimi i linjës hekurudhore dhe i kanalit Ibër-Lepenc

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se duke investuar në projektet infrastrukturore, nacionale do të shkurtohet rruga për në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit ishte krijimi i një liste me projekte infrastrukturore. Projektet e identifikuara do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit tonë dhe do të shpejtojnë rrugën tonë drejt integrimit” tha Hoxha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se janë në identifikimin e projekteve. Sipas tij janë nënshkruar marrëveshje për rehabilitimin e linjës hekurudhore Dhjetë, me bashkëfinancim me BERZh.

“Kjo linjë lidh Kosovën nga porti i Selanikut. Unë kam kërkuat nga BERZh që ky projekt të fillojë së implementuari. Ministria e Financave është e përkushtuar për realizimin e këtij projekti madhor që rimëkëmb transportin hekurudhor. Çdo vonesë do ta dëmtojë Kosovën. Kërkoj nga institucioni inplementues të fillojë sa më shpejt me implementimin e projektit. Është jashtëzakonisht i nevojshëm funksionimi i kësaj linje. Projektet tjera të dala nga lista prioritare për të cilat është siguruar financimi janë projekti për ndërrimin e rrugës Prishtinë- Peje për pjesën e mbetur. Projekti i radhës që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit Ibër- Lepenc dhe projekti për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza.

Ai si dy shembuj të suksesit ka përmendur Ngrohtoren e Prishtinës dhe Fabrikën e ujit në Shkabaj.