Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ojdaniq: Millosheviq e mbajti tapinë për Kosovë, Rezolutën 1244

Ojdaniq, i dënuar për krime lufte në Kosovë me 14 vjet burg, pasi vuajti këtë dënim është lavdëruar nga pushteti aktual serb për atë që ka bërë në Kosovë dhe tash së voni është emëruar ligjërues në Akademinë Ushtarake të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ojdaniq në një intervistë për protalien e Beogradit “alo”, ka thurur lavde për ish – komandantin e vet suprem dhe ish - kryetarin e Serbisë Slobodan Millosheviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në rrethanat ekzistues ai ka bërë maksimalen për Kosovën. ai e mbajti tapinë për Kosovën. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është po ashtu vepër e tij. Pushteti në Serbi, në vend se t’i shfrytëzojë qëndrimet dhe zgjidhjet e kësaj rezolute, qe një kohë të gjatë as që e ka përmendur pasi që ajo është e Millosheviqit e lëre më të luftojë për zbatimin e qëndrimeve të saj.

Ata thoshin: Vetëm të largohet Millosheviqi dhe të gjitha problemet, jo vetëm në Kosovë, por edhe ato në vend do të zgjidheshin“. Kur e panë se nuk po ecet mirë, u ra ndër mend Rezoluta, por u vonuan. Po ai Millosheviq e komandoi Ushtrinë e Jugosllavisë e cila nën urdhrat e tij, edhe përkundër raportit ë forcave, nuk ka kapitulluar . Kjo edhe tash nuk pranohet sa duhet, por megjithatë ka individë, me kryetarin Aleskandar Vuçqi dhe ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin në krye, të cilët qartas e hapur flasin se çfarë i ka ndodhur ushtrisë sonë në paqe. Nga burgjet janë liruar rreth 20 mijë terroristë shqiptarë e të gjithë obliguesit ushtarakë që nuk iu përgjigjen thirrjes së atdheut, janë amnistuar”, ka thënë ai.