Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, do të udhëtojë sot për në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi tha për KosovaPress se Haradinaj dhe homologët e tij nga katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në një darkë nga Mogherini për nder të festave të fundvitit.
“Kryeministri Haradinaj do të niset për Bruksel në takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Matoshi.
Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do t’u ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.
Përveç Haradinajt në Bruksel te Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.