Ultimatumi i kreut të Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, për banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, që të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga Qeveria e Kosovës për zhvendosje, ka dhënë efekt - 21 familjet e lagjes “Mirena” kanë arritur marrëveshje për shpronësim, shkruan sot Koha Ditore.
Këto familje kishin hezituar të vinin firmën pasi, sipas tyre, marrëveshja e arritur me kryeministrin Haradinaj ishte ndryshuar më pas nga aktorët e përfshirë në grupin punues për zhvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaton Mirena, banor i kësaj lagjeje, ka bërë të ditur për gazetën se kanë arritur marrëveshje për shpronësim dhe se nëse KEK-u i përmbahet asaj marrëveshjeje, të hënën, Komisioni i shpronësimit do të dalë në terren për të bërë incizimin.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)