Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtuesit e KEK-ut “negociojnë” me çekët për investime në termocentralet e Kosovës

Pa sigurimin e mjeteve financiare dhe pa nisjen e procedurave të tenderimit përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë biseduar me disa kompani të huaja të sektorit të energjisë për mundësinë e investimeve në njësitë prodhuese të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi i misionit të ardhshëm të ekspertëve të Kosovës që kryesohej nga drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Çekisë dhe të kompanive të këtij vendi është realizuar para disa javëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burimet e afërta me këtë vizitë kanë treguar se gjatë takimeve në Çeki delegacioni kosovar është interesuar konkretisht për renovimin e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Ata kanë thënë se i kanë mjetet për të mbuluar koston e këtyre projekteve, dhe se 1/3 e kostos do të mbulohet nga KEK-u, 1/3 nga buxheti i Qeverisë dhe pjesa tjetër nga fondet e IPA-s të Bashkimit Evropian.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)