Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Rastavicës duan nga KEDS-i instalimin e shtyllave të tensionit të lartë

Janë bërë më shumë se dy vjet qëkur banorët e fshatit Rastavicë të Komunës së Deçanit i kanë hapur këto gropa për të instaluar shtyllat e tensionit të lartë.

KEDS-i kishte kërkuar nga banorët që t’i hapin këto gropa, pasi kishte thënë që nuk ka mundësi teknike për ta bërë një gjë të tillë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por që nga atëherë ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, e banorët thonë se KEDS-i nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre.

Ata ndihen të rrezikuar nga këto gropa.

Ndërsa KEDS-i, për mosrealizimin e këtij projekti, fajtor i bënë banorët e këtij fshati.

“KEDS-i ka përfunduar një projekt të ri në këtë fshat, i cili siguron shërbime më kualitative për banorët e asaj ane. Sa u përket gropave, KEDS-i ka pasur gatishmërinë t’i mbështesë banorët, pasi synon ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët, por kanë qenë mosmarrëveshjet e banorëve që e kanë shtyrë projektin deri tash”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Megjithatë, KEDS-i iu premton banorëve të Rastavicës se do ta përfundojë edhe atë projekt.