Auditori i përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës tashmë ka përfunduar raportin për auditimin e partive politike.
Raporti është dërguar në Kuvend por duhet një komision të bëjë pranimin e tij dhe t’ia dorëzojë Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo10 auditorë të ndryshëm ishin përzgjedhur për të kryer këtë punë brenda 45 ditëve.
Që nga ndryshimi i ligjit dhe në 4 vjetët e fundit, asnjë institucion nuk ka kontrolluar financat e partive politike.
Auditimi megjithatë nuk përfshin raportet financiare të zgjedhjeve të fundit nacionale e as atyre lokale.
Aty përfshihen vetëm raportet e viteve 2013 deri në 2016.
KTV-ja merr vesh se në fakt gjetjet e raportit janë krejtësisht teknike.
Komisioni i Venedikut për këtë çështje iu ka rekomanduar shteteve që auditimi të bëhet nga një trup, që nuk ka konflikt interesi me partitë politike.
Raporti i auditorit do të publikohet në uebfaqen e KQZ-së brenda 10 ditësh, pasi ai të shqyrtohet në Kuvend.
Kërkesa e kamotshme për kontroll të mënyrës se si financohen dhe të parave të partive politike u plotësua shkaku i presionit të bashkësisë ndërkombëtare.