Ka përfunduar numërimi në Istog. Për herë të tretë me radhë, qytetarët e Istogut u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e Komunës.
Për dallim nga orët e para të mëngjesit, në orët e pasdites numri i votuesve ishte më i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, janë shënuar edhe parregullsi. Një person është shoqëruar në polici, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të blejë vota.
Bëhet fjalë për aktivistin e LDK-së, Selajdin Bytyqi.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia për Rajonin e Pejës.
Ndërkohë, në disa vendvotime të fshatrave të Istogut ka pasur edhe tentim për të votuar dy herë apo edhe votim me asistencë.
Qytetarët presin ndryshime pozitive.
Votën e tyre e kanë hedhur edhe dy kandidatët për kryetar të Komunës, Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Derisa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, që të dy janë pyetur edhe për organizim të transportit për votuesit.
Sipas KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 15:00 ka qenë 28.81 për qind.
Në Istog, të drejte vote kishin rreth 49 mijë qytetarë.
Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK-së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.