Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u vendos që të shpallen zgjedhjet e rregullta për kryetar të partisë në fund të muajit shkurt, kur i skadon mandati kryetarit të tanishëm, sekretari i VV-së Ismail Kurteshi tha se kjo parti është unike dhe e fortë.
Ai tha se Aida Dërguti bëri gabim, por se ata do të ecin së bashku me Aidën dhe gjithë të tjerët, që janë brenda programit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“VV është unike dhe e fortë. Hiç mos u bëni merak. Kemi me dal shumë më të fortë se që kemi qenë deri tash. Sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme dhe njëherë do të dyfishohen. Aida Dërguti është anëtare. Keni dëgjuar dhe për letrën e Albinit, që i ka thanë që Aida nuk më ka kurrfarë borxhi. Edhe pa kërkuar falje ia kisha falë. Është një aktiviste e dalluar e Lëvizjes VV. E ka bërë një gabim që e bëjnë të gjithë njerëzit dhe ne kemi me ec bashkë me Aidën dhe me gjithë ata që janë brenda programit të VV-së”, tha ai.
Kurteshi po ashtu tha se asnjë delegat nuk ishte kundër shpalljes së zgjedhjeve për kryetar. Ndërsa për pikat tjera ka pasur pro dhe kundër, dhe se vendimet janë marrë me procedurë të rregullt demokratike.
“VV iu ka kthyer normalitetit, nëse kjo që ka ndodh këto ditë nuk ka qenë normale. Na mbetet ne si struktura t’i kryejmë punët tona dhe në afatin e paraparë me ligj, që është fundi i shkurtit lëvizja VV ta ketë dhe kryetarin e ri, e paraprakisht do të jetë një periudhë, ku do të ketë ditë të caktuara kur të interesuarit do të dalin për kandidat për kryetar. Pastaj do të jetë një periudhë e fushatës së kandidatëve. Pas fushatës do të caktohet dita e zgjedhjeve, ku do të votojnë të gjithë anëtarët e VV-së, në Republikës së Kosovës për kandidatët që do të konkurrojnë. Ai që fiton më së shumti vota do të jetë kryetari i ardhshëm i VV-së. Natyrisht se do të jetë unifikues për gjithë anëtarësinë e lëvizjes dhe përkrahësit e saj. Me këto zgjedhje do të avancojmë si subjekt i bashkuar dhe subjekti më i madh politik në vend”, ka thënë Kurteshi.