Profesori Bekim Baliqi ka shprehur pikëpamjen se subjektet politike në Kosovë janë duke mbijetuar nëpërmjet rritjes së problemeve dhe “rrahjes së telit” të rrezikut prej tyre. Prandaj, thotë se për shumë çështje ka manifestim dallimesh, edhe brenda koalicionit, por edhe midis partive në opozitë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Baliqi është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ligjëron një numër lëndësh në shkencat politike. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” ai ka folur rreth mungesës së një zëri unik në të dyja kampet politike në Kosovë. Veç kësaj, edhe për vetë qenien e partive politike dhe mungesën e alternativave qeverisëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka njëfarë polarizimi që është mbi baza të interesave të ngushta të këtyre grupacioneve. Jo partive, por grupacioneve, sepse partitë politike do të ndanin idetë. Ata nuk po ndajnë ide. Po ndajnë poste, sikur janë zëvendësministrat. Po i ndajnë resorët”, ka thënë Baliqi. “Për fat të keq, këtu edhe opozita e ka problemin e njëjtë. E ka problemin e, ta themi, kapjes së partive. Pra, mungesës së hapjes, demokratizimit dhe mosshkuarjes në hap me kërkesat dhe brengat e qytetarëve”.
Në këtë intervistë Baliqi ka folur edhe për impaktin për kualitetin qeverisës, që buron nga rrethana kur ka probleme brenda partive në koalicion, e në anën tjetër nuk ka një zë unik opozitar, e edhe ka treguar se çfarë duhet të ndodhë me partitë politike, në mënyrë që të marrin rrugë çështjet me prioritet për vendin. Ai edhe ka argumentuar se pse partitë në Kosovë ose do të detyrohen të ndryshojnë, ose do të zhduken... (intervistën e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)