Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama-Zaev, takim në Pustec me komunitetin maqedonas

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev u takuan këtë të shtunë me komunitetin maqedonas në Bashkinë e Pustecit, në Qarkun e Korçës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur teksa dëgjonte nxënësit e kësaj zone që të flisnin gjuhën maqedonase, raporton Tch.

Dy kryeministrat vizituan edhe kishën e Shën Mihalit, ndërsa ata u shoqëruan nga zëvendëskryetari i Bashkisë së Pustecit. Kjo, pasi kryetari Edmond Themelko është i arrestuar në Shkup dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale maqedonase për rastin “Titaniku”, i cili doli pas skandalit të përgjimeve.

Kryebashkiaku minoritar nga Shqipëria akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni, pasi rreth 400 persona nga Pusteci kanë votuar me dokumente të falsifikuara.