Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuniteti shqiptar në Kanada reagon për situatën në Maqedoni

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me seli në Toronto dhe komuniteti shqiptar që përfaqësohet në Provincën e Ontarios, janë shprehur të shqetësuar me krizën në Maqedoni, e cila sipas tyre, po përshkallëzohet dita ditës.

Ky komunitet i ka dhënë përkrahje Deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare dhe unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe kanë kërkuar që me vendosmëri interesat e kombit të vihen mbi ato partiake. Këtë kërkesë ata e kanë bërë për të “mos rënë pre e çarqeve shoviniste maqedonase, të cilat këtë krizë të thellë politike në Maqedoni mundohen ta paraqesin si një konflikt ndëretnik të shkaktuar nga shqiptarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dënojmë ashpër deklaratën e presidentit të shtetit Ivanov dhe çarqeve nacionaliste maqedonase të cilave ai u shërben dhe Platformën Shqiptare e quajti si të imponuar nga jashtë. Duam t’ia rikujtojmë atë se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet e vetme në rajon që e kanë pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues pa e kontestuar integritetin e saj territorial, gjuhën apo kombin maqedonas, për dallim nga shtetet tjera në fqinjësinë e trazuar të Ballkanit”, thuhet në reagimin e këtij komuniteti.

Ky komunitet thotë se shqiptarët e Maqedonisë janë çelësi dhe garantuesi kryesor i ekzistimit të Maqedonisë dhe jo t’i akuzojnë për raste të inskenuara për të mbetur në pushtet.