Një peticion urgjent po synohet të nënshkruhet për të parandaluar përleshjen e radhës mes qenve, e cila është paralajmëruar që të mbahet në Firajë të Shtërpcës, më 17 dhjetor 2017.
Peticioni që synon të mbledhë nënshkrimet e dashamirëve të kafshëve i përmban disa pika
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është teksti i plotë i peticionit:
1. Ne kërkojmë nga Kryeministri, z. Ramush Haradinaj, ta ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe t’i udhëzojë të gjitha forcat e policisë që të marrin masa kundër organizuesve të ndeshjeve me qenë dhe abuzimit me qentë për ndeshje!
2. Në vend që akte të tilla mizore të tolerohen, akte të cilat kanë ndikim në mendjet e njerëzve dhe gatishmërinë e tyre për ta pranuar vrasjen e qenieve të gjalla, ne i kërkojmë z. Kryeministër që të rishikojë një ligj për mbrojtjen e kafshëve, ku dënohet rëndë çdo rast mizorie ndaj kafshëve dhe çdo organizim i tillë.
Ndeshjet me qen janë “sport” gjaku, ku dy qenë ndërsehen kundër njeri-tjetrit në një vend për ndeshje dhe ku detyrohen ta shqyejnë copash njeri-tjetrin në një dyluftim vdekjeprurës për “argëtim” dhe përfitim monetar të spektatorëve që vënë baste - gjë e cila në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ilegale. Gjithashtu pjesëmarrja në ndeshjet me qenë konsiderohet si vepër penale në çdo shtet të civilizuar. Edhe në Kosovë nuk duhet të lejohet diçka e tillë dhe me ndihmën tuaj ne mund të luftojmë për t'i dhënë fund këtij fenomeni.
I detyrojnë që të ndeshen dhe i lenë të ngordhin: Qentë janë qenie bashkësie tejet shoqërore dhe kanë nevojë si edhe meritojnë dashuri, vëmendje dhe ushtrim. Ata ndjehen mirë në një ambient që ofron shoqërinë e qenve të tjerë dhe të personave kujdestarë. Qentë që përdoren për ndeshje mbahen të lidhur me zinxhirë, janë objekt talljeje dhe gati lihen të ngordhin urie në mënyrë që të zhvillojnë instinkte ekstreme mbijetese që t’u inkurajohet agresiviteti.
Çfarë ndodh te ndeshjet me qenë: Ndeshjet me qenë kanë tendencën të jenë shumë sekrete. Informacioni për vendin e zhvillimit shpërndahet gojarisht ose me të dëgjuar ose përmes internetit. Pjesëmarrësit mund të mblidhen në një vend dhe të zhvendosen masivisht në një vend tjetër, në mënyrë që as ata vetë të mos e dinë se ku kanë për të shkuar, deri në momentin e mbërritjes në vend. Shtëpi të braktisura, garazhe, markete dhe fusha shërbejnë si vende ku zhvillohen ndeshjet me qenë - vende të cilat mund të evakuohen shpejt në rast kontrolli të papritur policor.
Qentë vlerësohen sipas "guximit" të tyre, aftësisë për të vazhduar ndeshjen edhe pasi dhembjet dhe humbja e gjakut u kanë shkaktuar gjendje shoku.
Qentë e lënduar shpesh nuk trajtohen pas marrjes së plagëve dhe si pasojë ngordhin mes dhembjesh e në agoni.
Ndeshja me qenë e radhës në Kosovë do të zhvillohet në Firaj, më 17 dhjetor 2017, te restorant “Kantina”, në orën 10:00 - firmos për ta parandaluar!
A do të më bashkangjiteni duke e firmosur këtë peticion, duke ndihmuar që këta persona të vihen para drejtësisë?