Publicisti dhe analisti Fatos Lubonja në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet parë si e tillë, por si një zhvillim dhe pjekuri e një partie.
“Nuk duhet parë si një përçarje. Duhet parë si një dialektikë, si zhvillim i një partie, si një pjekuri e një partie. Ata që janë me mendime të ndryshme të ulen dhe të dialogojnë. Ky do të ishte një shembull i mirë për të gjithë shqiptarët që mendojnë të sjellin një politikë më ndryshe”, ka thënë Lubonja për KTV-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sepse shembulli i pastrimit të kundërshtarëve apo i konflikteve dhe përçarjeve dhe krijimit të partive tjera është shembull i egoizmit”, ka thënë veç të tjerash analisti nga Shqipëria.