Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Mirenës sot patën mysafirë të paftuar, kanë 4 kushte për Qeverinë

Foto: Koha

Banorët e lagjes Mirena në Obiliq kanë pasur sot mysafirë të paftuar, Komisionin për Regjistrimin e Pronave të shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Sipas banorëve, këta të fundit kanë dashur që të mos ndodh ndonjë incident.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas banorëve, që i kanë shkruar KTV-së, ata edhe njëherë u kanë bërë me dije edhe njëherë se në qoftë se zbatohet Vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës Vendimi Nr. 03/02 date 15.09.2017 janë të mirëseardhur në pronat tona.

Sipas banorëve, ky vendim ka shkelje nga akterët zbatues të këtij vendimi në katër pika.

“1. Nuk është përfshirë për kompensim themeli dhe kulmi i shtëpive; 2. Nuk është përfshirë për kompensim 10% i shumës së përgjithshme të pronës-pasurisë; 3. Nuk është përfshirë kompensimi i pasurisë me një këst por me faza; 4. Nuk është përfshirë punësimi”, thuhet në letrën e tyre.

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj u ka vënë një ultimatum 10 ditor banorëve në Hade e Shipitullë, për të pranuar ofertën e Qeverisë për kompensim të pronave të tyre. I ka quajtur matrapazë që po mundohen të përfitojnë nga situata. Haradinaj ka kërcënuar se nëse banorët nuk pranojnë ofertën e Qeverisë atëherë atje do të shkojnë me bagerë dhe pronat do t’i nënshtrohen ligjeve tjera në fuqi.