Në Korishë të Prizrenit sot është shënuar përvjetori i 18-të Betejës së Kabashit.
Për nder të kësaj dite zyrtarë të komunës së Prizrenit, ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe banorë të fshatit Korishë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë ndërsa një manifestim është mbajtur tek shkolla e këtij fshati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast u tha se 17 marsi i vitit 1999 do të shënohet si njëra ndër ditët më të rëndësishme të kësaj ane për guximin dhe trimërinë që treguan luftëtarët e UÇK-së ku edhe disa prej tyre ranë dëshmorë.
Lulzim Kabashi, ish komandant i batalionit të II-të i UÇK-së në këtë zonë tha se nderi dhe përulja u takon atyre që kanë sakrifikuar për liri.
“Çdo përvjetor normalisht që zgjon emocione të cilat tek ne çdo herë e më tepër po ndikojnë më shumë. Është megjithatë edhe një krenari që kemi qenë pjesë apo kemi qenë bashkëluftëtarë të këtyre dëshmorëve, të cilët e dhanë jetën për liri. Fatmirësisht sakrifica e tyre sublime po vazhdon të respektohet edhe më tepër, të rritet edhe më tepër respekti për gjakun e derdhur. Për atë gjak, i cili sot neve na mundëso këtë ditë të lirë. Për këtë gjak i cili neve sot na mundësoi që të zhvillohemi, të jetojmë dhe të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tonë. Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së kudo që janë, sepse pa sakrificën e tyre ne sot nuk do të ishim këtu ku jemi”, tha Kabashi.
Në këtë përkujtim mori pjesë edhe kryetari i komunës Ramadan Muja i cili tha se Kabashi është vendbanim i njohur për rezistencë ndaj serbëve gjatë gjithë periudhave të historisë.
“Kabashi është vendbanim i njohur në trojet etnike shqiptare me nje popullatë vigjilente largpamëse e cila e çmon dhe e do lirinë, prandaj në gjitha kohët ka dhënë njerëz të ditur, njerëz trima të cilët i kanë dalë zot këtij vendi . Prandaj, edhe në luftën e fundit dolën trima pikërisht nga ato familje, të cilat janë edukuar në frymën e patriotizmit shqiptar për t’i dalë zot këtij vendi dhe unë jam shumë i bindur se gjithmonë do të jenë kujdestarë banorët e Kabashit, trimat e Kabashit si gjithmonë edhe më herët edhe në të ardhmen për ta ruajtur lirinë dhe pavarësinë e trojeve etnike shqiptare. Ne kemi obligim që t’i kujtojmë me pietet dhe gjithmonë do të jemi në krah me ta. Jeta dhe vepra e tyre na jep kurajo na jep forcë dhe ne, patjetër se do t’i kujtojmë me pietet”, tha Muja.
Nga ky fshat kanë rënë dëshmorë edhe Halim Ahmetaj dhe Rexhep Kukaj të cilët janë shpallur heronj të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi.