Duke komentuar planet e Prishtinës për aplikim të shpejtë në Këshillin e Evropës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në këtë organizatë, sepse nuk është shtet, transmeton KTV.
“Kosova nuk i plotëson principet dhe standardet themelore të Këshillit të Evropës, sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, prandaj nuk ka asnjë bazë që kërkesa e saj të shqyrtohet”, ka thënë Daçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo