Kosova dhe Serbia pritet të takohen në një nga gjykatat ndërkombëtare.
Kjo do të ndodhë nëse Serbia nuk tërheq bllokimin që po i bën funksionimit të linjës 400 kilovoltëshe që lidh Kosovën me Shqipërinë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se kjo bllokadë pritet të zgjidhet më së largu brenda këtij viti.
Në diskutimin e mbajtur në Lëvizjen FOL, Stavileci ka folur për fushatë që i mbulon, duke i dhënë një theks të veçantë ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, për të cilin ka garantuar se do të fillojë të ndërtohet nga 2018-a. Ai ka shprehur bindjen se projekti nuk do të rrezikohet, edhe po qe se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në lidhje me Trepçën, ai ka thënë se brenda 3 muajve të ardhshëm do të bëhet regjistrimi i ndërmarrjes, bordi, statuti dhe zgjedhja e drejtorit.
Sa i përket arbitrazhit rreth privatizimit të PTK-së, Stavileci ka shprehur bindjen se rasti do të jetë në anën e Kosovës.
Kosova e Serbia mund të takohen në një gjykatë... by kohanet