Në Ministrinë e Financave të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë – Zahaq ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport, Sue Barrett, është në vlerën prej 71 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo