Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia kundër hyrjes përnjëherë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Strategjia e re Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor ka filluar ta brengosë Serbinë. Kjo strategji, e cila pritet të miratohet në shkurtin e vitit 2018, parasheh që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen përnjëherë në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Serbia këtë strategji e sheh si pengesë të re për veten, pasi mendon se me këtë strategji ajo do të mbetej edhe një kohë të gjatë në pritje të anëtarësimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta e Beogradit “novosoti”, duke iu frikësuar kësaj strategjie të mundshme evropiane, thotë se Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka statusin e kandidatit, Maqedonia po pret tash e dhjetë vjet për hapjen e kapitullit të parë e Shqipëria qe tri vjet.

Kosova është e fundit, e cila vjet ka filluar ta zbatojë Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit.

“Rrezikun” për hyrjen e përbashkët të gjithë rajonit në Union, e ka paralajmëruar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi pas qëndrimit të vet gjatë kësaj jave në Bruksel:

“Ekziston rreziku që tani nga pak po dëshirohet të iket nga theksimi se Serbia e Mali i Zi janë liderë në procesin e anëtarësimit, porse i gjithë rajoni duhet të jetë në pako. Kjo për ne është e papranueshme”, ka thënë ai.

Ministrja për BE Jadranka Joksimoviq thotë se mundësia që i gjithë rajoni të gjendet në një pako për në BE, bie ndesh me mendimin e kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili, sipas saj, ka thënë se “Serbia e Mali i Zi mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian edhe para vitit 2025”.