Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotshme ka rekomanduar krijimin e një task forcës për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ky hap pritet të bëhet këtë muaj ose gjatë janarit të vitit të ardhshëm.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj njoftoi sot se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës nga mbledhja e sotshme e Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka informuar kabinetin për procesin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kosova është duke bërë përgatitjet preliminare për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, institucion që ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat evropiane.
Rekomandohet krijimi i një task force për bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale, mes Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit, thekson komunikata.