Sergjan Popoviq është betuar të enjten si kryetar i Komunës së Graçanicës duke vënë nënshkrimin mbi deklaratën, e cila përveç logos së komunës përmbante edhe stemën e Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ai vjen nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që përkrahet nga Beogradi zyrtar dhe ka deklaruar në vazhdimësi se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Caktimi i kohës së mbajtjes së seancave konstitutive në 12:44, në analogji me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë koordinimi i vetëm që kanë bërë kryetarët e komunave nga radhët e Listës Serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Rezoluta 1244 vazhdon të mbetet në fuqi, Prishtina zyrtare në vazhdimësi i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i japë fund UNMIK-ut në Kosovë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.