Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asamblistët shqiptarë ia prishin planin Rakiqit për t’u betuar në 12:44

Kryetari i rizgjedhur i Mitrovicë së Veriut nuk ka arritur ta bëjë betimin në orën 12:44 minuta ashtu siç kishte planifikuar bashkë tetë kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lista Serbe.

Këtë dakordim e prishën me qëllim dy asamblistët shqiptarë që janë pakicë në këtë komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata u vonuan 2 minuta dhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të nis me seancën solemne dhe për të dhënë betimin.

Betimi i kryetarit të rizgjedhur të kësaj komune Goran Rakiq dhe 18 asamblistëve të tjerë u bë në sallën e një ish fabrike aty ku janë mbajtur edhe në mandatin paraprak, pa asnjë simbol të shtetit të Kosovës.

Pas betimit bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale Rakiq tha se do të punoj pa dallime për një jetë më të mirë të qytetarëve të kësaj pjese.