Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një xhirim i i rrallë në Pashtrik në vitin 1998

Me mijëra vetë janë ata që e kanë parë videon ku një karvan i ushtarëve prej 140 vetëve po niseshin nga Shqipëria në Kosovë.

Ishte data 13 dhjetor i vitit 1998, kur grupi i ushtarëve të UÇK-së, udhëtonin nga Cahani i Shqipërisë, që përmes maleve të Pashtrikut, të futeshin në Kosovë që t’i bashkohen luftës për çlirim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky moment mbetet në histori pasi 41 ushtarë të UÇK-së, të prirë nga Mujë Krasniqi, u vranë në një pritë që serbët e kishin organizuar.

Por madhështia e këtij karvani të ushtarëve të UÇK-së, nuk do ishte shumë e aq dukshme nëse s’do ekzistonte një videoinçizim i asaj kohe që shikohet edhe sot me aq emocion, shkruan Magazina.al

Ai që bëri këtë video e cila tashmë ka hyrë në histori është njëri prej pjestarëve të këtij grupit i cili fatmirësisht edhe sot është gjallë. Ai është prof dr. Nuri Behxheti, aktualisht profesor i nderuar i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës.

Në një bisedë për Magazina.al, Behxheti që konfirmuar se ai është autor i kësaj video e cila mbetet si materiali i vetëm i një dite të madhe historike, e cila sot shënon 19 vjetorin.

Madje në disa momente në këtë xhirim shihet edhe vet Behxheti i veshur me uniformën e UÇK-së dhe i armatosur derisa po ecte drejt kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai që bëri këtë video e cila tashmë ka hyrë në histori është njëri prej pjesëtarëve të këtij grupit i cili fatmirësisht edhe sot është gjallë. Ai është prof dr. Nuri Behxheti, aktualisht profesor i nderuar i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës.

Një një bisedë për Magazina.al, Behxheti që konfirmuar se ai është autor i kësaj video e cila mbetet si materiali i vetëm i një dite të madhe historike e cila sot shënon 19 vjetorin.

Madje në disa momente në këtë xhirim shihet edhe vet Behxheti i veshur me uniformën e UÇK-së dhe i armatosur derisa po ecte drejt kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.